Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

75-vjetori i operacionit “Valkyrie”, Merkel ka një apel për gjermanët

Nga A2 CNN
20 Korrik 2019, 17:46 | Bota

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka përdorur ceremoninë e 75-vjetorit të atentatit më të famshëm ndaj Adolf Hitler për t’i bërë thirrje qytetarëve gjermanë që të kundërshtojnë rritjen e ekstremizmit të djathtë.

Merkel falënderoi oficerin gjerman Claus von Stauffenberg, dhe komplotistët e tjerë, të cilët në vitin 1944 u përpoqën të vrisnin diktatorin nazist duke i vendosur një bombë. Von Stauffenberg dhe rreth 200 bashkëpunëtorë të tij u kapën dhe u ekzekutuan.

Merkel u tha gjermanëve që të bashkohen për të forcuar demokracinë. “Kjo ditë na kujton jo vetëm ata që vepruan atë 20 korrik, por të gjithë ata që kundërshtuan sundimin nazist”, tha Kancelarja. “Njëlloj si atëherë, edhe sot jemi të detyruar t’i kundërshtojmë tendencat që përpiqen të shkatërrojnë demokracinë. Kjo përfshin edhe ekstremizmin e djathë”.

Në muajin maj, partia Alternative für Deutschland (Alternativa për Gjermaninë) u bë partia më e madhe opozitare ne Parlamentin gjerman, pasi shpalosi një agjendë kundër emigracionit dhe nacionaliste. Në vitet e fundit ka pasur një rritje të sulmeve me karakter të ekstremit të djathtë në Gjermani, madje është vrarë edhe një politikan, i cili sipas prokurorëve është ekzekutuar nga vrasës me lidhje me grupet neonaziste.

Sipas të dhënave qeveritare në Gjermani ka 24 000 persona që klasifikohen si ekstremistë të djathtë dhe rreth 13 000 besohet se kanë prirje për veprime të dhunshme.

Operacioni Valkyrie

Në 20 korrik 1944, Adolf Hitler i mbijetoi një përpjekje për ta vrarë, pasi Koloneli Von Stauffenberg vendosi një valixhe me bombë poshtë tavolinës ku udhëheqësi nazist po mbante një mbledhje. Dikush e kishte lëvizur valixhen duke bërë që efekti i shpërthimit të shkaktonte vetëm dëmtime të papërfillshme për jetën e diktatorit.

Von Stauffenberg dhe të tjerët që organizuan atentatin u quajtën tradhtarë dhe u ekzekutuan brenda disa orësh. Përpjekja e tyre për të marrë nën kontroll regjimit dhe të bënin paqe me Aleatët Perëndimorë për t’i dhënë kështu fund Luftës II Botërore dështoi dhe për dekada me radhë nuk u vlerësua.

Operacioni u rikthye edhe një herë në vëmendje të publikut në vitin 2008, kur një film me protagonist Tom Cruise risolli në vëmendje përpjekjen për të vrarë Hitler-in dhe për t’i dhënë fund regjimit të tij.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani