Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Basha i rikthehet Dakos: Në vend të ishte në burg, është padron i drejtësisë

Nga A2 CNN
20 Korrik 2019, 11:25 | Politikë
Basha i rikthehet Dakos: Në vend të ishte në burg,

Mëngjesin e të shtunës, ndërsa shqiptarët i drejtoheshin bregdetit, Lulzim Basha riktheu sytë nga kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

Përmes tij dhe krimit të organizuar, thotë kryetari i Partisë Demokratike, Edi Rama kontrollon çdo institucion në Durrës.

“Bashkëpunëtori i bandës kriminale të Avdylajve, liruesi nga burgu i Lul Berishës dhe pastruesi i parave të krimit në Durrës, duhet të ishte në burg, por ai është padroni i atyre që duhet ta dërgonin në burg”, shkruan Basha nw njw postim nw “Facebook”. Ai thekson se drejtësia në të gjithë Shqipërinë është tashmë në duart e krimit dhe rilindjes.

“Jemi kthyer në kohët e errëta, kur drejtësia ishte partia kriminale. Me këtë drejtësi, prangat janë për njerëzit e thjeshtë dhe krimi e hajdutëria qeveritare bëjnë kërdinë”, deklaron Basha, sipas te cilit çlirimi i vendit nga sundimi i Edi Ramës është domosdoshmëri për demokracinë, shtetin e së drejtës dhe stabilitetin e vendit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë