Corvette ndryshon plotësisht, por mbetet një klasike – A2

Corvette ndryshon plotësisht, por mbetet një klasike

General Motors kanë bërë gati një makinë të re Chevrolet Corvette që pritet të dalë në shitje në vitin 2020, një model që ka pësuar ndryshimin më të madh në historinë e makinës sportive që prej serisë së parë prodhuar në vitin 1953. “Sa i përket rehatisë dhe argëtimit, duket dhe ndihet ende si një Corvette, por ecën në rrugë më mirë se çdo mjet tjetër në historinë tonë”, tha për CNN Business, Presidenti i GM, Mark Reuss.

Në ndryshimet e para, më të dukshmet, është xhami i përparmë i zmadhuar, timoni katror dhe ekrani gjigant digjital. Spostimi i motorit pas ka bërë që makina të kapë edhe më shpejt shpejtësinë që një shofer kërkon prej saj. Megjithatë, Corvette Stingray 2020 do të vazhdojë të ketë një motor me 495 kuaj fuqi, 6,2-litërsh me 8 pistona, që e lejon të arrijë nga 0 në 100 km/h në më pak se tre sekonda. Një tjetër ndryshim është zhdukja e marshit manual, pasi kjo makinë do të shitet vetëm me marshe automatike.

Me gjithë “rinovimin”, çmimi i makinës së re do të mbetet te rreth 60 000 dollarë amerikanë, një shifër fare pak më e lartë se sa ajo që paguhet për modelin aktual. Sipas Reuss, kjo është bërë për të lejuar që tifozët dhe blerësit tradicionalë të kenë përsëri mundësi të përballojnë një Corvette të re.

Shkarkoni aplikacionin e A2