Gjykata Speciale, thirret edhe ish-kreu i Kuvendit të Kosovës

Pas Kryeministrit Haradinaj, edhe ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka marrë një thirrje për t’u paraqitur nga Gjykata Speciale e Hagës. Këtë e ka bërë të ditur ai vetë përmes një postimi në Facebook.

Jakup Krasniqi shkruan se përkundër qëndrimit kritik që ka pasur, për krijimin me presion të kësaj gjykate, ai do të prezantohet në hetuesinë e saj në datën e caktuar, më 24 korrik, për të dhënë kontributin e tij për ndriçimin e së vërtetës historike.

“Megjithatë është fatkeqësi dhe ironi e llojit të vet, që në vend se Serbia të përballet me drejtësinë për krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidit, ne duhet të mbrohemi nga akuzat e saj të trilluara” – thekson ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, që firmos njoftimin me titullin “anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe zëdhënësi tij”.

Shkarkoni aplikacionin e A2