Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ibra i magjishëm, shënon 3 gola spektakolarë

Nga A2 CNN
20 Korrik 2019, 10:43 | Futboll
Ibra i magjishëm, shënon 3 gola spektakolarë

Edhe pse vitet kalojnë, Zlatan Ibrahimovic mbetet i njëjti. Gjiganti suedez ka dhuruar spektakël edhe njëherë tjetër në SHBA.

Ai ishte autor i 3 golave fantastik në fitore 3-2 të skuadrës së tij Los Angeles Galaxy ndaj Los Angeles FC, që udhëheq edhe kampionatin.

https://twitter.com/LAGalaxy/status/1152462956459769856

Për t’u veçuar ishte goli i parë i ndeshjes, në të cilin Zlatan shpalosi të gjithë klasin dhe potencialin e tij të jashtëzakonshëm edhe pse në moshën 37 vjeçare.

https://twitter.com/Ibra_official/status/1152470257170186241

Me këtë tripletë, Zlatan shkon në kuotën e 16 golave deri tani në kampionat, ndërsa në krye është Carlos Vela me 21 gola.

A2 CNN Livestream

Dita jonë