Kurti për Haradinajn: E paralajmëruam, sa më afër gjarprit, aq më i rrezikuar

Pas deklaratave të një dite më parë se dorëheqja e Haradinajt ishte e vonuar, sot Albin Kurti gjatë një konference për mediat kujtoi se e kishte paralajmëruar kryeministrin për këtë që ndodhi, meqenëse pranë tij mbante njerëz si Hashim Thaçi.

“Ish-kryeministrin e kemi paralajmëruar disa herë sa më afër gjarprit aq më i rrezikuar je”, tha Kurti.

Duke u ndalur tek Thaçi, ai i beri thirrje te mos e vonojë datën e zgjedhjeve. “Presidenti Thaçi duhet të na thërras për të caktuar datën e zgjedhjeve, kaq. I bëj thirrje që mos të zvarris proceduralisht procesin drejt zgjedhjeve të lira e demokratike. Kosova sot nuk ka qeveri, Kosova duhet të bëhet me qeveri të re, mirëpo për këtë duhet të flasin qytetarët një herë”, tha ai.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN