
Një tregtar pret i zhytur në ujë klientët në tezgën e tij në Lahore, Pakistan. FOTO: REUTERS Biologia detare Lizzie Daly, noton me një kandil gjigant deti në brigjet jugperëndimore të Anglisë. FOTO: SWNS Juan Cerdas, i apasionuar pas krokodilëve, puth njërin prej tyre në lumin Tarcoles, Kosta Rika. FOTO: REUTERS Reperi Offset performon në skenën e “Jimmy Kimmel Live” në Los Anxhelos, me bashkëshorten Cardi B. FOTO: GETTY IMAGES Një djalë kërcen mbi demin gjatë një gare, pjesë e festivalit San Fermin në Pamplona, Spanjë. FOTO: REUTERS Mundësit ndeshen në Lojërat e Malësisë, në Skoci. FOTO: GETTY IMAGES Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, në një tubim për të përkujtuar viktimat e grushtit të dështuar të shtetit ndodhur më 15 korrik 2016. FOTO: AP Një çift ecën në rrugën e përmbytur nga ujërat pas stuhisë tropikale Barry. FOTO: GETTY IMAGES Skuadra e shpëtimit nxjerr një të mbijetuar nga rrënojat e një godine të shembur, në Mumbai, Indi. FOTO: AP Punëtorët myslimanë të Autoritetet Izraelit të Antikiteteve falen në rrënojat e një xhamie të lashtë në qytetin Rahat, që daton në shekujt VII dhe VIII. FOTO: GETTY IMAGES Një pjesë e mirë e Manhatanit, mbetur pa drita për disa orë. FOTO: GETTY IMAGES Perëndimi në Kanë. FOTO: GETTY IMAGES
Fotot më mira të javës, nga agjencitë më prestigjioze botërore.