Qëlluan me armë në Durrës, arrestohen dy adoleshentë

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy adoleshentë, të cilët sipas uniformave blu, kanë qëlluar me armë në ajër gjatë natës.

Ngjarja ka ndodhur në Rrushkull të Durrësit, ndërsa dy personat e arrestuar janë K.N., 18 vjeç dhe D.S.,17 vjeç, banues në fshatin Rrushkull, të cilët krijuan panik te banorët.

Arrestimi i tyre u bë pas informacioneve të marra nga qytetarët se këta shtetas në fshatin Rrushkull,  ishin duke qëlluar me armë zjarri në ajër duke krijuar panik te banorët.

Shkarkoni aplikacionin e A2