Riaktivizohet Etna, mbyllen përkohësisht dy aeroporte

Mali i Etna-s në Sicili nisi të shpërthejë sërish në orët e fundit, duke nxjerrë lavë dhe tym nga krateri i vullkanit, i cili detyroi mbylljen e përkohshme edhe të dy aeroporteve.

Mediat italiane shkruajnë se aeroportet e Katanias dhe të Komisos u mbyllën gjatë natës, ndërsa mëngjesin e sotëm ai i Katanias është rihapur pjesërisht.

Më herët gjatë këtij muaji shpërtheu edhe vullkani Stromboli në ishullin sicilian.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN