Samiti i Ballkanit Perëndimor, PD: Rama s’mori asnjë lek nga BE, për të vjedhur me PPP

Dy javë pas samitit të Ballkanit Perëndimor në Poznan të Polonisë, Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Rama se nuk kërkoi asnjë fond nga Bashkimi Europian me qëllim që të vinte në zbatim ato që opozita i cilëson si skemat korruptive të partneritetit publik-privat.

Selia blu shpjegoi se bëhet fjalë për autostradën Adriatiko-Joniane, projekt në të cilin Shqipëria është e përfshirë me një gjatësi rrugore prej 82 kilometrash.

“Arsyeja e vërtetë nuk është braktisja nga Europa, por korrupsioni i Edi Ramës. Kryeministri i votave të vjedhura, nuk paraqiti asnjë projekt për financim në Poznan, sepse ai po zbaton në Shqipëri, projketin kriminal “1 miliard euro”, të cilin, tani të gjithë e njohin si vjedhje e buxhetit përmes PPP-ve, me projekte të tejfryra, të pastudiuara dhe të paracaktuara se kush i fiton”, tha Grida Duma në një deklaratë për mediat.

Shkarkoni aplikacionin e A2