Shkrumbohet një automjet në Elbasan, dyshohet zjarr i qëllimshëm

Një automjet është djegur tërësisht pak pas mesnate në qytetin e Elbasanit.

Policia ka bërë të ditur se automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A.B. ishte i parkuar në rrugën pranë banesës, kur ka marrë flakë.

Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shkarkoni aplikacionin e A2