Thirrjet e Hagës, Rama: Sfidë kombëtare, në anën e duhur të historisë – A2

Thirrjet e Hagës, Rama: Sfidë kombëtare, në anën e duhur të historisë

Pas thirrjeve nga Gjykata Speciale e Hagës për protagonistët e UÇK, ka reaguar edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Në një postim në Twitter, Rama thekson se kjo është një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë.

“Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK, janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20-vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre. Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë”, mbyllet postimi i Ramës.

Ndërkohë, pas Kryeministrit Haradinaj, edhe ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka marrë një thirrje për t’u paraqitur nga Gjykata Speciale e Hagës. Këtë e ka bërë të ditur ai vetë përmes një postimi në Facebook.

Jakup Krasniqi shkruan se përkundër qëndrimit kritik që ka pasur, për krijimin me presion të kësaj gjykate, ai do të prezantohet në hetuesinë e saj në datën e caktuar, më 24 korrik, për të dhënë kontributin e tij për ndriçimin e së vërtetës historike.

Shkarkoni aplikacionin e A2