Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Triumfi në Kupën e Afrikës, algjerianët “ndezin” Francën

Nga A2 CNN
20 Korrik 2019, 10:29 | Futboll

Pas 29 vjetësh, Algjeria u rikthye të fitojë Kupën e Afrikës, ku mundi në finale minimalisht 1-0 Senegalin e Mane. Ky triumf i jashtëzakonshëm për këtë kombëtare solli festime të mëdha jo vetëm në këtë shtet, por edhe në Francë.

Numri i madh i algjerianëve që gjenden në Francë dolën në rrugë menjëherë pas triumfit duke mbajtur festime të mëdha.

Rreth 2500 efektivë policie u mobilizuan për të ruajtur rendin. Pas triumfit në ndeshjen gjysmëfinale, tifozët algjerianë u kthyen në problem në rrugët e Paris, por jo vetëm. Një grua humbi jetën pasi u përplas nga një makinë që drejtohej nga një fans i Algjerisë që po lëvizte tej normale të lejuara. Po ashtu, u raportuan edhe vjedhje dyqanesh.

Fatmirësisht, pas suksesit në finale nuk ka pasur të tilla probleme.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani