Bllokohen disa biznese, Rama: Lëshoni kuponin tatimor, zero tolerancë! – A2

Bllokohen disa biznese, Rama: Lëshoni kuponin tatimor, zero tolerancë!

Kryeministri Edi Rama ka vijuar reagimet në rrjetet sociale, gjatë së dielës, për rezultatet e operacionit kundër informalitetit në ekonomi.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë iu kujton bizneseve se duhet të regjistrohen dhe të lëshojnë kuponin tatimor pasi pasojat do të jenë të rënda.

Kryeministri publikoi edhe disa foto nga bllokimi i disa restoranteve dhe hoteleve që kanë abuzuar me rregullat tatimore.

Shkarkoni aplikacionin e A2