Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Dorëheqja e Haradinajt, Veseli: Nuk isha njoftuar, zgjedhjet janë të pashmangshme

Nga A2 CNN
21 Korrik 2019, 13:29 | Kosova
Dorëheqja e Haradinajt, Veseli: Nuk isha njoftuar, zgjedhjet janë

Krisja mes tyre ishte e dukshme, pasi kohëve të fundit nuk kishte komunikim. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, pohoi përfundimin e koalicionit qeverisës me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, duke thënë se Ramush Haradinaj nuk e kishte njoftuar më përpara dhe nuk ishte konsultuar për dorëheqjen si kryeministër i vendit.

 Ai tha se për këtë situatë nuk ka zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

https://a2news.com/2019/07/20/shba-pergezon-haradinajn-per-doreheqjen/

“Tashmë zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme. Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme për zgjedhje kurdo që të mbahen ato”, deklaroi Veseli.

Në konferencën për shtyp, Veseli komentoi dhe ftesat e fundit të Gjykatës Speciale të ngritur në Hagë për krimet e luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Besimi ynë në pastertinë e ushtrisë çlirimtare të Kosovës është i palëkundur, dhe do të dalë faqebardhë edhe ndaj kësaj sfide”, vijoi kreu i Parlamentit kosovar.  

Gjatë konferencës, Veseli nuk pranoi pyetje nga gazetarët.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani