Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Frikë me avionin e ekipit të Palmeiras, shmanget aksidenti ajror

Nga A2 CNN
21 Korrik 2019, 22:36 | Futboll
Frikë me avionin e ekipit të Palmeiras, shmanget aksidenti ajror

Momente paniku në Brazil, ndërsa avioni i ekipit të futbollit të Palmeiras arriti të shmangte atë që mund të ishte një aksident tragjik. Mjeti i ajror i ekipit kampion në fuqi të Brazilit rrezikoi të përplasej në pistë ndërsa tentonte të ulej në aeroportin e Mendozas në Argjentinë.

Avioni i Palmeiras tentoi dy herë të ulej në destinacion përpara se të drejtohej drejt aeroportit të Rosarios.  Pas dy tentivash për ulje të shkuara kot, piloti u detyrua të rifitonte kuotë duke fituar lartësi në mënyrë të menjëhershme. Gjatë kësaj tentative shumë nga lojtarët, drejtuesit u ndjenë keq për shkak të turbulencave. Ekipi i Palmeiras po kthehej me avion nga Fortaleza pas humbjes së ndeshjes së kampionatit ndaj Ceara me rezultatin 2-0.

Ekipi ishte drejtuar në Mendoza, aty ku ekipi do të luante në një tjetër ndeshje të Kupës Libertadores kundër argjentinasve të Godoy Cruz. Për momentin nuk ka të dhëna nëse kjo ndeshje do të shtyhet, por burime nga Brazili e shikojnë këtë mundësi në tavolinë.

Ky incident me avionin e Palmeiras na kujton tragjedinë e ekipit Chapecoense në 28 nëntor 2016 ku si pasojë e rrëzimit të mjetit fluturues humbën jetën 69 pasagjerë nga 77 në bord.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani