Gara për lidershipin konservator, Hammond: Dorëhiqem nëse Johnson bëhet kryeministër – A2

Gara për lidershipin konservator, Hammond: Dorëhiqem nëse Johnson bëhet kryeministër

Ministri britanik i Financave, Philip Hammond do të japë dorëheqjen nëse Boris Johnson zgjidhet kryeministër i vendit të martën. Arsyeja e këtij vendimi lidhet më qëndrimet e Johnson për Brexit.

Më konkretisht ai refuzon të nënshkruajë largimin pa ujdi të Britanisë nga BE, një opsion, të cilin e la të hapur kandidati favorit për pasimin e Tereza May në drejtim të Partisë Konservatore dhe qeverisë.

Ndërsa rivali i tij, Jeremy Hunt, thotë se është i përgatitur për një shtyrje tjetër për Brexit për të arritur një marrëveshje të re me Brukselin.

Me kushtet aktuale, Britania do të duhet te largohet nga BE, me apo pa ujdi, në datën 31 tetor të këtij viti. 

Shkarkoni aplikacionin e A2