Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

I ra faturinoja nga autobusi, pranga shoferit të dehur

Nga A2 CNN
21 Korrik 2019, 18:47 | Kronikë
I ra faturinoja nga autobusi, pranga shoferit të dehur

Shoferi i një autobusi të transportit urban është vënë në pranga në qytetin e Durrësit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtim të mjetit në gjendje të dehur.

Arrestimi i 52-vjeçarit S.K. erdhi pasi ndërsa po drejtonte autobusin e Unazës së Durrësit ka lënë derën e mjetit hapur dhe për pasojë është rrëzuar prej saj faturinoja 50-vjeçare S.T. e cila u dërgua në spital pasi mbeti e lënduar.

Drejtuesi i mjetit S.K. u shoqërua në komisariat dhe nga testi i alkoolit rezultoi se kishte konsumuar alkool tej normave të lejuara.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani