Ikona bardheblu, bota e sportit në vend nderon Fatmir Frashërin – A2

Ikona bardheblu, bota e sportit në vend nderon Fatmir Frashërin

Qindra kolegë, ish lojtarë, personazhe të njohur të sportit dhe njerëz të afërt nderuan legjendën e Tiranës, ish futbollistin Fatmir Frashëri në homazhet e zhvilluara në stadiumin Selman Stërmasi.

Ikona bardheblu u nda pak ditë më parë nga jeta duke lënë pas historinë e më shumë se dy dekadave si futbollist i Tiranës por edhe si trajner i disa ekipeve elitare në vend.

Luigj Bytyçi

Miqtë e tij më të mirë nga Luigj Bytyçi tek Mexhit Haxhia e me radhë, shprehën trishtimin e humbjes së një njeriu të pazëvendësueshëm brenda dhe jashtë fushave të blerta.

“Është humbja e kurorës kulmore të futbollit shqiptar. Fatmir Frashëri është një kolos i asaj natyre që do të kujtohet gjithë jetën”, thotë Luigj Bytyci, duke kujtuar edhe historitë e tyre në Hanoi të Vietnamit, ku Frashëri shkëlqeu me Përfaqësuesen shqiptare.

Mexhit Haxhia

“Cilësitë e tij të rralla u konkretizuan si një yll i ndritshëm i konstelacionit shqiptar të futbollit”, pohon Mexhit Haxhia.   

Krenar Alimehmeti

Krenar Alimehmeti kishte me të një marrëdhënie speciale. “Shumë herë më tepër sesa një baba, shumë herë më tepër sesa një shok, nuk gjej fjalët, ishte një humbje e madhe jo vetëm për futbollin dhe familjen, por edhe për gjithë shoqërinë që ka patur”.

Shkarkoni aplikacionin e A2