Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

International Cup, perla e Kane i shkakton Juves humbjen e parë

Nga A2 CNN
21 Korrik 2019, 16:13 | Futboll
International Cup, perla e Kane i shkakton Juves humbjen e parë

Juventus, Bayern, Real Madrid por edhe shumë klube të mëdha europiane i janë bashkuar turneut miqësor të përvitshëm, ‘International Cup’ që po zhvillohet në Singapor.

Në takimet më të fundit, kampionët e Gjermanisë e Bayern Munich mposhtën 3-1 Realin e Madridit. Në një 90 minutësh ku trajnerët provuan sa më shumë lojtarë për të testuar gjendjen, bavarezët e vlerësuan maksimalisht përballjen duke rrëmbyer fitoren.

https://www.youtube.com/watch?v=xmwZciLPLnE

Arsenal mundi pastër 3-0 Fiorentinën. Në lojë tek italianët, u aktivizua edhe futbollisti shqiptar Erald Lakti i cili gjeti disa minuta në fundin e ndeshjes.

Juventus u mund 3-2 nga Tottenham, me nënkampionët e Europës që gjetën fitoren falë golit të pabesueshëm të Harri Kane nga mesi i fushës në sekondat e fundit të takimit. Tek bardhëzinjtë u rikthye me gol sulmuesi Higuain ndërsa shënoi edhe Kristiano Ronaldo.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli