Milan nis të mbledhë paratë për blerjen e Correa, shet një sulmues

Andre Silva nuk është më lojtari i Milanit. Klubi ka arritur marrëveshjen me Monakon dhe portugezi do të kalojë te francezët për 30 milionë euro.

Ky konsiderohet një hap i parë i kuqezinjve për të afruar Correan në skuadër, duke parë që në orët në vijim pritet dhe takimi i Maldinit me Atletico Madrid për të mbyllur marrëveshjen me argjentinasin. Për momentin lëvizin dhe 10 milionë euro nga kërkesa dhe oferta, pasi “Colchoneros” e vlerësojnë Correan jo më pak se 50 milionë euro.

Coutrone për momentin po bën rezistencë dhe nuk është entuziast për interesimin e Wolwerhampton. Deri në zyrtarimin e Correa, Giampaolo ka në shërbimet e tij Suso, që këto ditë në grumbullim ka luajtur si trekuartist.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN