Parti e re politike, Hajdari: Ja kushtet që duhet të plotësohen

Rudina Hajdari, nuk përjashton mundësinë e krijimit të një partie të re politike.

Gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”, kryetarja e grupit parlamentar demokrat liston edhe kushtet që duhet të plotësohen për të themeluar një forcë të re politike.

Është e rëndësishme që mos të bëj kompromis me parimet e mia demokratike dhe për një Shqipëri më të mirë. Ka plot njerëz të rinj që kanë studiuar jashtë dhe kanë aftësi edhe në Shqipëri, por edhe shumë të tjerë që janë distancuar sepse nuk besojnë në asnjë parti. Duhet të bëjmë një reforme zgjedhore që të përfaqësojë pikërisht këto persona”, theksoi deputetja.

Shkarkoni aplikacionin e A2