Plagosje me thikë në Fier, arrestohet autori – A2

Plagosje me thikë në Fier, arrestohet autori

Patrulla e Policisë në qytetin e Fierit ka mundur të shmangë përshkallëzimin e një konflikti ku ka arrestuar në flagrancë një 64 vjeçar. Personi i arrestuar me inicialet A.M. pas një konflikti të çastit në lagjen “16 prilli” të qytetit plagosi me thikë 46-vjeçarin L.T.

Ndërhyrja në kohë e policisë bëri të mund ndalimin e përshkallëzimit të ngjarjes dhe arrestimin e 64-vjeçarit A.M. të cilit iu gjet dhe arma e krimit. I plagosuri L.T. u dërgua me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kontrollin e mjekëve.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Shkarkoni aplikacionin e A2