Presidenti Ilir Meta viziton kryeministrin në largim, Haradinaj në Prishtinë

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj është takua pasditen e së dielës në Prishtinë me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Përmes një postimi në “Facebook”, Haradinaj tregon se bisedoi me kreun e shtetit shqiptar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.

“Kënaqësi e veçantë të takoj sonte në Prishtinë Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë me vajzën Borën. Rast i mirë për të këmbyer mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. Në proceset që po kalon Kosova, angazhimi i përbashkët përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Kryeministri Haradinaj dha dorëheqjen e parevokueshme nga detyra dy ditë më parë, pasi është thërritur nga Gjykata Speciale në Hagë.

Shkarkoni aplikacionin e A2