Vlorë, ndërhynë për të shuar sherrin, lëndohen policët – A2

Vlorë, ndërhynë për të shuar sherrin, lëndohen policët

Dy efektivë policie kanë mbetur të lënduar mbrëmjen e së dielës në zonën e Vlorës pasi ndërhynë për neutralizimin e një sherri. Efektivët e policisë kishin marrë informacion për një sherr mes disa personave në zonën e Skelës dhe u paraqitën aty për të ndaluar përshkallëzimin e situatës.

Porsa kanë arritur në vendngjarje, forcat e policisë kanë hasur në kundërshtinë e 4 personave të përfshirë në konflikt dhe janë goditur prej tyre. Si pasojë e goditjeve, 2 efektivë morën lëndime dhe u dërguan në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën e parë.

Agresorët tashmë janë shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Ende nuk dihet identiteti i tyre.

Duhet thënë që javën e fundit Kuvendi miratoi disa ndryshime në Kodin Penal i cili forcon ndëshkimet për personat që dhunojnë efektivët e policisë dhe Bluzat e Bardha.

Shkarkoni aplikacionin e A2