Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Zgjedhjet e parakohshme, partitë në Kosovë nisin përgatitjet në pritje të datës

Nga A2 CNN
21 Korrik 2019, 15:40 | Kosova
Zgjedhjet e parakohshme, partitë në Kosovë nisin përgatitjet

Në pritje të caktimit të datës së zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, partitë politike janë vënë në lëvizje duke bërë llogaritjet dhe planet e fushatës. Më të përgatitura duken forcat opozitare, me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës që po shkojnë drejt konsolidimit të aleancës së tyre.

https://a2news.com/2019/07/21/doreheqja-e-haradinajt-veseli-nuk-isha-njoftuar-zgjedhjet-jane-te-pashmangshme/

“Jemi të interesuar që ta krijojmë paraprakisht një subjekt që mund të kthejë shpresën në Kosovë”, ka pohuar lideri i Vetëvendosjes.  Prej muajsh këto dy parti kërkonin rrëzimin e qeverisë dhe mazhorancës të përbërë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lëvizja Nisma, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lista Serbe.

Thirrjet e tyre shpesh shoqëroheshin me akuza ndaj ekzekutivit për korrupsion dhe vendime të gabuara në politikën e brendshme dhe të jashtme të vendit. Nisjen e bisedimeve dhe negociatave për koalicion e njoftoi dhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

https://a2news.com/2019/07/20/kurti-per-haradinajn-e-paralajmeruam-sa-me-afer-gjarprit-aq-me-i-rrezikuar/

Analistët konfirmojnë për Radio Evropa e Lirë se me shumë mundësi nuk do të ketë aleanca parazgjedhore, por edhe nëse ndodhin, ato do të përcaktohen nga qëndrimet e partive politike për çështje të rëndësishme për Kosovën, siç është dialogu me Serbinë.

Aktualisht, i gjithë spektri politik ka kërkuar që presidenti Hashim Thaçi të hapë konsultimet për datën e zgjedhjeve të parakohshme. Kushtetuta e Kosovës parashikon që ato të mbahen jo më afër se 30 ditë nga dorëheqja e qeverisë dhe jo më larg se 45 ditë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë