Zyrtarët e PD do t’i nënshtrohen vettingut, publikohet formulari – A2

Zyrtarët e PD do t’i nënshtrohen vettingut, publikohet formulari

Zyrtarët më të lartë të Partisë Demokratike duke përfshirë këtu dhe anëtarët e Këshillit kombëtar do t’i nënshtrohen procesit të vettingut.

Partia Demokratike ka prezantuar së fundmi një formular vetëdeklarimi të cilin pritet ta plotësojnë të gjithë zyrtarët e saj më të lartë të cilët po aplikojnë dhe për strukturat e partisë.

Formulari i vetëdeklarimit ka 13 faqe dhe në pyetjet e tij, përveç arsimimit, eksperiencës, të dhënave personale kërkon përgjigje nëse zyrtari ka qenë ndonjëherë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shkarkoni aplikacionin e A2