Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

3 vjet nga reforma kushtetuese, organet e reja dhe të vjetra të drejtësisë ende jo funksionale

Nga A2 CNN
22 Korrik 2019, 09:56 | Politikë
3 vjet nga reforma kushtetuese, organet e reja dhe të vjetra të

Mbi këtë dokument të Komisionerit për Zgjerim Johannes Han, mbështetur tek propozimi i ashtuquajtur hibrid i amerikanes Viktoria Nuland u vulos konsensusi i vështirë i politikës shqiptare për reformën në drejtësi 21 dhe 22 korrikun e 2016-s.

Edhe pse palët besuan se arritën konsensus, 48 orët e fundit deri në finalizimin e draftit konsensual, ishin tejet të vështira. Ngërçi kryesor ishte gjetja e formulës që do të garantonte zgjedhjen e organeve kryesorë të drejtësisë, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, me votë proporcionale nga mazhoranca dhe opozita, bazuar në të famshmin paragrafin 88 të opinionit të Komisionit të Venecias.

https://a2news.com/2019/07/22/xhafaj-prokuroria-deri-dje-e-mbushur-me-militante-ska-lidhje-me-spak-dhe-bkh/

Konsensusi u gjet me 21 korrik, në prag të mesnatës dhe u miratua me numër maksimal votash, në minutat e para të 22 korrikut nga të gjithë anëtarët e parlamentit dhe nën gëzimin e fortë të ambasadorëve të BE dhe SHBA, Romana Vlahurin dhe Donald Lu. Çfarë pasoi ishte një mungesë e theksuar konsensusi për ligjet e drejtësisë që do të zbatonin reformën kushtetuese. Vetëm ligji i Strukturës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit gëzon dhe vota e opozitës.

https://a2news.com/2019/07/22/3-vjet-nga-votimi-i-reformes-ne-drejtesi-rama-krenar-per-ps/

Sot tre vite më pas vendi ende nuk i ka funksionale organet e reja të drejtësisë, ndërsa dy gjykatat kryesore Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë kanë dalë jashtë funksionit për shkak të seleksionimit nga vettingu të gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistem.

https://a2news.com/2019/07/22/ruci-sfida-e-vertete-e-reformes-ne-drejtesi-eshte-barazia-para-ligjit/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani