Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

700 euro për të hyrë në Britani me kuti kartoni, dënohet shqiptari

Nga A2 CNN
22 Korrik 2019, 13:26 | Kronikë

Drejtësia britanike ka dhënë dënimin për një shqiptar që dyshohet se ishte pjesë e një rrjeti që fuste emigrant ilegalë brenda Mbretërisë së Bashkuar.

Gjatë një operacioni të zhvilluar në zonën e Doverit në muajin maj, uniformat blu ndaluan një furgon brenda të cilit u gjetën të fshehur në kuti kartoni 4 shtetas shqiptarë. Furgoni me emigrantët shqiptarë udhëtonte nga Frankfurti dhe kishte destinacion Derbyn, ai ndaloi në Calais dhe më pas kaloi në kanalin që të çon në Britaninë e Madhe. Pas hetimeve rezultoi se emigrantët kishin paguar nga 700 euro secili për të hyrë ilegalisht.

Për këtë rast të trafikimit të qenieve njerëzore, policia arrestoi 39 vjeçarin shqiptar, Vladimir Tollumi, i cili udhëtonte në mjetin ku u gjetën emigrantët e paligjshëm.

I akuzuar Tollumi pritet të vuajë një dënim prej 20 muajsh në Britani për veprën penale që lidhet me trafikun e paligjshëm të emigrantëve dhe më pas do të ekstradohet në Shqipëri. Tollumi dyshohet se bashkëpunonte me 3 persona të tjerë në këtë rrjet të sofistikuar trafikimi, të cilët ende nuk janë arrestuar nga policia.

A2 CNN Livestream

Dita jonë