Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Dorëheqja e Haradinajt, porosia e fundit: Taksën për njohje, jo shkëmbim territori

Nga A2 CNN
22 Korrik 2019, 14:00 | Kosova
Dorëheqja e Haradinajt, porosia e fundit: Taksën për njohje, jo

“Taksën për njohje dhe jo ndarje të Kosovës, apo ndonjë Republikë Serbe”. Kjo është porosia e fundit e kryeministrit të dorëhequr, Ramush Haradinaj, i cili në një status në Facebook falenderoi përkrahësit e tij.

Edhe në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, theksoi se vendi nuk duhet të pranojë ndonjë çmim për njohjen nga Serbia. I pyetur nëse do ta mbështesë akoma taksën 100% ndaj Serbisë, Haradinaj shprehet kështu. “Nuk kam zgjidhje tjetër, pasi ndryshe alternativa është me dhënë territor ose një ‘Dodik Republikë’ në Kosovë. Janë të papërballueshme për Kosovën. Tregu për njohje e jo ndarja e ‘Dodik Republika’ është oferta ime.”, u shpreh Ramush Haradinaj.

Kryeministri në largim kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare brenda dy muajve, duke theksuar rëndësinë e respektimit të afateve kohore.

“Nuk besoj se ka arsye të vonohet shumë. Është me rëndësi, jo sepse ka vakuum qeverisës, por që t’i jepet sovranit mundësia për të vendosur sa më shpejt. Nuk bën që t’i vonohet popullit e drejta për të vendosur për më tutje. Do të ishte me rëndësi që në afatet kohore, diku rreth dy muaj, të ndodhin zgjedhjet”, shtoi Haradinaj.

Ndër të tjera, Haradinaj tha se në Hagë do të mbrojë sërish nderin e Kosovës dhe të luftëtarit shqiptar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë