Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Drejtësia e re pas tre vitesh, sipas atyre që e votuan

Nga A2 CNN
22 Korrik 2019, 16:46 | Politikë
Drejtësia e re pas tre vitesh, sipas atyre që e votuan

Nga 11 hartuesit e ndryshimeve kushtetuese të Reformës në Drejtësi, që në vitin 2016 buzëqeshin për foton zyrtare, vetëm 3 vazhdojnë të jenë pjesë e Kuvendit dha ta mbrojnë ende atë. Pjesa tjetër u larguan përfundimisht nga politika me zgjedhjet e vitit 2017, ose në 2019-n me djegien e mandateve të deputetit.

https://a2news.com/2019/07/22/3-vjet-nga-reforma-kushtetuese-organet-e-reja-dhe-te-vjetra-te-drejtesise-ende-jo-funksionale/

Këta të fundit janë dhe zërat më kritikë të asaj që u bë me atë reformë që ndërhyri drastikisht në drejtësinë shqiptare. Pikërisht atyre zërave iu referua Fatmir Xhafaj, ish-kryetari i komisionit të posaçëm parlamentar, kur foli për sulmet ndaj reformës.

“Sulmi ka qenë dhe mbetet paranoja dhe pasiguria, apo vetë frika nga drejtësia, nga ndëshkimi. Duke qenë një ndër personat më të sulmuar për këtë shkak, sot dëshiroj t’ju them të gjithëve se kurajo për të bërë gjëra të mëdha në interes të kombit është më e madhe nga çdo dhimbje e shkaktuar nga e keqja”, tha Xhafaj.

https://a2news.com/2019/07/22/xhafaj-prokuroria-deri-dje-e-mbushur-me-militante-ska-lidhje-me-spak-dhe-bkh/
https://a2news.com/2019/07/22/ruci-sfida-e-vertete-e-reformes-ne-drejtesi-eshte-barazia-para-ligjit/

Por 3 vite nga ndryshimet kushtetuese, ku ndodhet drejtësia sipas atyre që i votuan ato? “Reforma në Drejtësi është e pakthyeshme dhe e panegociueshme”, u shpreh kreu i Kuvendit. “Vetting-u, për shembull, rezultoi një proces me çudira të mëdha”, thotë deputeti Musa Ulqini. Ndërsa kreu i komisionit të ligjeve, Ulsi Manja, ka një urim: “Viti i ardhshëm të jetë viti i mbylljes dhe zbatimit të Reformës në Drejtësi, për të thënë të gjithë bashkë se ia dolëm”.

https://a2news.com/2019/07/22/meta-kujton-3-vjetorin-e-ndryshimeve-kushtetuese-pa-zgjedhje-te-lira-e-te-ndershme-nuk-celen-negociatat/

Ligji i SPAK ishte i vetmi përjashtim i bojkotit që opozita i bëri paketës e Reformës në Drejtësi. Një pjesë e ligjeve të kësaj pakete, arriti të miratohej vetëm së fundmi nga emra të rinj, qoftë nga maxhoranca, ashtu dhe opozita. Për Presidentin Meta ka qenë këmbëngulja e tij për të votuar me konsensus ato ndryshime kushtetuese, ajo që nuk lejoi kapjen e sistemit.

https://a2news.com/2019/07/22/3-vjet-nga-votimi-i-reformes-ne-drejtesi-rama-krenar-per-ps/

A2 CNN Livestream

Dita jonë