Europa League, Partizani njeh kundërshtarin e turit të tretë – A2

Europa League, Partizani njeh kundërshtarin e turit të tretë

Partizani ka mësuar kundërshtarin e radhës në turin e tretë të Europa League, gjithnjë nëse kalon Sherifin e Tiraspolit në turin e dytë.

Kampionët e vendit do të përballen me humbësin e çiftit Marbor (Slloveni)-AIK (Suedi), ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset e Champions League.

Partizani u eliminua që në raundin e parë eliminator të Champions League pasi humbi 2-0 në Azerbajxhan ndaj Qarabag, ndërkohë që ndeshja e parë ishte mbyllur 0-0 në Tiranë.

Të kuqtë do ta luajnë të enjten, në orën 17:30, ndeshjen e parë ndaj Sheriff Tiraspol.

Shkarkoni aplikacionin e A2