Familja shet gjithë pasurinë për Bitcoin

Një familje prej pesë anëtarësh ka shitur të gjitha pasuritë për të blerë Bitcoin. Ato kanë vendosur të nisin një tur në të gjithë botën për të edukuar njerëzit rreth kriptovalutave.

Çifti Taihuttu dhe tre vajzat e tyre do të vizitojnë 250 qytete në 50 vende të ndryshme të botës. Ato kanë shitur gjithçka dy vjet më parë, përfshirë shtëpinë, dy kompanitë, makinën, motoçikletën dhe 70 palë këpucë, të gjitha për valutën digjitale Bitcoin.

Udhëtimet e familjes e cila synon të ndryshojë perceptimin e njerëzve për industrinë e kripotovalutave do të sponsorizohen nga një kompani e fuqishme.  Të gjitha fitimet që do të mbledhë kjo familje gjatë turit global do të shkojnë për bamirësi ose për investime në ndihmë të familjeve në nevojë.

Bullgaria, Turqia, Zvicra dhe Spanja janë disa nga vendet ku do të udhëtojë së shpejti familja, për të vijuar më tej me vendet e Azisë, Afrikës dhe më pas drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shkarkoni aplikacionin e A2