Frikë se mos arratiset, El Chapo niset menjëherë të vuajë dënimin mes maleve

Edhe pse avokatët e tij kërkuan që El Chapo të qëndronte në Nju Jork edhe për disa muaj ndërkohë që ata përgatiteshin për apelimin e vendimit të Gjykatës, trafikanti meksikan është transportuar në burgun e sigurisë së lartë në Kolorado pak orë pas dënimit me burgim të përjetshëm.

Një video e publikuar në mediat amerikane, tregon momentin e transportimit të ish-kreut të Kartelit të Sinaloas me mjetë të rënda të policisë drejt helikopterit që e ka dërguar më pas në një aeroport në Bruklin, prej nga edhe është nisur në atë që me shumë gjasa do të jetë udhëtimi i tij i fundit.

Gjyqtari i Nju Jorkut, Brian Cogan, fillimisht pranoi që ta mbante edhe për dy muaj 62-vjeçarin, por më pas autoritetet ndryshuan mendim për shkak të historikut të tij me arratisjet spektakolare nga burgjet ku ka qëndruar më parë.

Shkarkoni aplikacionin e A2