FSHF fillon procesin e shitjes së emrit të stadiumit të ri kombëtar – A2

FSHF fillon procesin e shitjes së emrit të stadiumit të ri kombëtar

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar se po kërkon një sponsor për stadiumin e ri kombëtar.

Sipas njoftimit të FSHF-së, e drejta për të qenë sponsor përfshin blerjen e të drejtave të emrit të stadiumit të ri si dhe përfitime të tjera. Kompanitë e interesuara duhet të përmbushin kriteret bazë, që janë: të jetë një kompani me një xhiro prej të paktën 10 milionë euro në vit dhe të jetë një kompani që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe/ose ndërkombëtar.

Shitja e të drejtave të emrit, siç njofton FSHF-ja, do të ketë një afat minimal prej 5 vitesh dhe një çmim dysheme prej 600 mijë euro në vit. Kompanitë e interesuara do të duhet të shfaqin interesin e tyre deri në datën 15 gusht.

Shkarkoni aplikacionin e A2