India në Hënë, nis me sukses misioni ‘‘Chandrayaan 2’’

India nisi me sukses misionin e saj të dytë për zbarkimin në Hënë. Raketa Chandrayaan-2 u lëshua në 14:43 të orës lokale ditën e hënë, 1 javë pas pezullimit të hedhjes për shkak të problemeve teknike.

Misioni 150 milionë dollarësh, që mban plotësisht vulën e Indisë, parashikon zbritjen e sondës Pragyam në polin jugor të Hënës, me 7 shtator. Roboti do të studiojë karakteristikat e zonës së pa shkelur kurrë më parë, për gati një ditë hënore. Hedhja u transmetua live në televizion dhe llogaritë e agjencisë hapësinore indiane në rrjetet sociale.

Ky u konsiderua si misioni më kompleks i ndërmarrë ndonjëherë nga agjencia. Nëse gjithçka do të shkojë mirë, India do të bëhet vendi i katërt në Botë pas Shteteve të Bashkuara, ish-Bashkimit Sovjetik dhe Kinës që arritën në Hënë. Përpjekja e parë e Indisë për të zbarkuar në satelitin tonë natyror ishte në 2008. Raketa Chandrajan-1 nuk arriti të ulej në sipërfaqen e Hënës, por ajo realizoi kërkimet e para e më të detajuara për ujë duke përdorur radarë. 

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN