Islanda, shteti më i shtrenjtë në Europë, Shqipëria e 32-ta – A2

Islanda, shteti më i shtrenjtë në Europë, Shqipëria e 32-ta

Llixhat në Islandë nuk janë e vetmja gjë që i bëjnë turistët të djersijnë, pasi një vështrim i faturës së hotelit apo të një dreke a darke, kupton se shumica e gjërave kushtojnë më shumë se në të gjitha vendet e tjera të Europës.

Sipas të dhënave të fundit të Eurostat-it, çmimet e konsumit në Islandë janë më të larta se Zvicra, Norvegjia dhe Danimarka, duke e bërë këtë shtet më të shtrenjtin në Europë, me çmime mesatare 56 përqind më të larta se vendet e tjera.

Sipas këtyre të dhënave të Eurostat, mesatarisht, një darkë për dy persona në Islandë kushton rreth 85 euro. Varësia nga mallrat e importit dhe taksat e larta mbi alkoolin çojnë në këto çmime të larta.

Në vend të dytë në këtë listë renditet Zvicra e pas saj Norvegjia. Ndërkohë, Shqipëria renditet e 32-ta nga 37 shtete. 

Shkarkoni aplikacionin e A2