Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kane i shënon Juves nga mesi i fushës, Bayern mposht Realin

Nga A2 CNN
22 Korrik 2019, 08:32 | Futboll
Kane i shënon Juves nga mesi i fushës, Bayern mposht Realin

Juventus, Bayern, Real Madrid, por edhe shumë klube të mëdha europiane i janë bashkuar turneut miqësor të përvitshëm, “International Cup” që po zhvillohet në Singapor.

https://www.youtube.com/watch?v=_Kl7X5F2idw

Në takimet më të fundit, kampionët e Gjermanisë, Bayern mposhtën 3-1 Realin e Madridit. Në një 90 minutësh ku trajnerët provojnë sa më shumë lojtarë për të testuar gjendjen, bavarezët e vlerësuan maksimalisht përballjen duke rrëmbyer fitoren.

https://www.youtube.com/watch?v=Ser_w7IbIBs

Arsenal mundi pastër 3-0 Fiorentinën. Në lojë tek italianët, u aktivizua edhe futbollisti shqiptar Erald Lakti, i cili gjeti disa minuta në fundin e ndeshjes. Juventus u mund 3-2 nga Tottenham.

https://www.youtube.com/watch?v=Xj10gy_-uSo

Nënkampionët e Europës gjetën fitoren falë golit të pabesueshëm të Kane nga mesi i fushës në sekondat e fundit të takimit. Tek bardhezinjtë u rikthye me gol sulmuesi Higuain, ndërsa shënoi edhe Cristiano Ronaldo.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli