Kolegji Zgjedhor pranon kërkesën e PS për shpërndarjen e këshillit bashkiak në Urën Vajgurore

Kolegji Zgjedhor pranon kërkesën e Partisë Socialiste për shpërndarjen e mandateve për këshilltarët bashkiakë të Bashkisë së Urë Vajgurore, pjesë e qarkut të Beratit.

Vendimi u mor në të njëjtën ditë kur opozita i kishte kërkuar që të pezullonte dhënien e mandatave për këshillat bashkiake deri sa Gjykata Kushtetuese të vendosë mbi kërkesën që Shoqata e Bashkive ka depozituar pranë kësaj gjykate për kushtetutshmërinë e votimeve të 30 qershorit.

Sipas opozitës, për shkak të kësaj kërkese, Kolegji Zgjedhor ka pengesë ligjore për të bërë shpërndarjen e mandateve të Këshillave.

Shkarkoni aplikacionin e A2