Kolegji Zgjedhor rrëzon paditë e Bindjes Demokratike për 30 qershorin – A2

Kolegji Zgjedhor rrëzon paditë e Bindjes Demokratike për 30 qershorin

Kolegji Zgjedhor vendosi rrëzimin e padisë së Bindjes Demokratike, për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Selenicës, Shijakut e Kurbinit, ku kjo parti kërkonte shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre.

Përfaqësuesi ligjor i Bindjes, Fabian Topollai, tha gjatë parashtrimit të çështjes se vëzhguesit e “Bindjes” kanë qenë të lirë dhe jo të akredituar, pasi kjo kërkesë nuk u miratua nga KQZ. “Vëzhguesit tanë kanë vërejtur se në mbyllje të votimit ka pasur diskordancë në numrit të njerëzve që ata kanë numëruar të votojnë dhe numrit që rezultonte në lista”, tha Topollai.

“Mendojmë se komisionerët u kanë dhënë votuesve më shumë se një fletë votimi. Po ashtu mendojmë se kutitë janë mbushur nga komisionerët. Ka diskordancë të numrit të votave të numëruara në ekranet e numërimit dhe votave të pasqyruara në procesverbale. Në kërkuam ne KQZ të hapen kutitë e materialeve zgjedhore”.

Shkarkoni aplikacionin e A2