Kreditimi anemik, 11,4% e huave ende të pakthyera

Kriza politike nuk është arsyeja e vetme e tkurrjes së kreditimit të ekonomisë. Niveli ende i lartë i huave me probleme, e thënë ndryshe kredive që janë marrë nga bizneset dhe qytetarët dhe nuk janë kthyer, kanë diktuar një politikë më të kujdesshme të sistemit bankar në drejtim të financimit të ekonomisë.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në maj, niveli i kredive të këqija arriti në 11,4%, duke pësuar një rënie fare të lehtë kundrejt prillit. Ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues është tkurrur me 2%. Vlen të theksohet se rënia e nivelit të kredive me probleme ka ardhur kryesisht si pasojë e fshirjes së tyre nga bilancet e bankave dhe pjesërisht, nga procesi i ristrukturimit të kompanive debitorë që kanë pasur kredi të pashlyera paralelisht në disa banka.

Shkarkoni aplikacionin e A2