Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Kumbaro: Marrëveshja e 2017-ës krijoi një precedent jo të mirë

Nga A2 CNN
22 Korrik 2019, 14:41 | Politikë
Kumbaro: Marrëveshja e 2017-ës krijoi një precedent jo të

Për ish-ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, marrëveshja e vitit 2017 krijoi një precedent jo të mirë.

Ai ishte e ftuar në Ditarin e orës 13:00, ku tha se ai precedent bëri që opozita të mendonte se mund të shkonte në një akt edhe më ekstrem se çadra.

“Unë kam vetëm një merak. Marrëveshja që u bë në vitin 2017 ka një lloj përgjegjësie për precedentin që krijoi se me një vullnet politik mund të kalojmë disa situata që ishin po aq të pazakonta. Bërja pjesë e opozitës në marrjen së përgjegjësisë. Unë mendoj se ai precedent e bëri opozitën të mendojë që mund të shkonte në një akt edhe më ekstrem se çadra në 2017-ën mund të përmbysnin ligjin. Në një retrospektivë, mendoj se marrëveshja e 2017-ës krijoi një precedent jo të mirë”, tha Kumbaro.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani