Mediat kosovare publikojnë datën e zgjedhjeve të parakohshme – A2

Mediat kosovare publikojnë datën e zgjedhjeve të parakohshme

Mediat kosovare raportojnë se presidenti Hashim Thaçi ka caktuar datën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sipas Radio Televizionit të Kosovës, i cili citon burime nga Presidenca, zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më datë 8 shtator. Kjo datë në fakt është brenda interpretimeve ligjore që përcaktojnë se zgjedhjet duhet të mbahen jo më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë.

Vendimi për zgjedhje të parakohshme në Kosovë vjen pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj nga detyra, i cili është thërritur për t’u marrë në pyetje si i dyshuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Shkarkoni aplikacionin e A2