Milan arrin marrëveshjen me sulmuesin e Atletico Madrid

Drejtuesit e Milanit janë pranë blerjes së një tjetër futbollisti, pas Hernandez dhe Bennacer.

Bëhet fjalë për argjentinasin e Atletico Madrid, Angel Correa.

Kuqezinjtë kanë gjetur akordin me futbollistin dhe tashmë po negociojnë me madrilenët. Mendohet se Correa do të blihet për 40 milionë euro plus bonuset, që nëse arrihen mund ta çojnë shifrën në mbi 50 milionë euro.

Marrëveshja për argjentinasin vjen vetëm disa orë pasi Milani shiti te Monaco sulmuesin Andre Silva për rreth 30 milionë euro.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN