Opozita, letër Kolegjit Zgjedhor: Pezulloni dhënien e mandateve derisa Kushtetuesja të vendosë – A2

Opozita, letër Kolegjit Zgjedhor: Pezulloni dhënien e mandateve derisa Kushtetuesja të vendosë

Opozita i ka dërguar një letër Kolegjit Zgjedhor ku i kërkon pezullimin e dhënies së mandatave për Këshillat Bashkiakë derisa Gjykata Kushtetuese të vendosë.

Letra e opozitës është firmosur nga numri 2 i PD, Gazment Bardhi, para nisjes së shqyrtimit në Kolegj të çështjeve për shpërndarjen e mandateve të këshilltarëve bashkiakë. Për këtë letër është informuar ODIHR, ONM, BE dhe ambasadat kryesore në Tiranë.

 Sipas opozitës, Shoqata e Bashkive ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për kushtetueshmërinë e votimeve të 30 qershorit dhe për këtë arsye, Kolegji Zgjedhor ka pengesë ligjore për të bërë shpërndarjen e mandateve të Këshillave

“Sipas Kodit të Procedurës Civile, Kolegji Zgjedhor ka detyrimin ligjor të vendosë pezullimin e gjykimit, për shkak se “çështja nuk mund të zgjidhet para se të zgjidhet një çështje tjetër. Ligji detyron Kolegjin të mos marrë vendim pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese mbi kushtetueshmërinë e Dekreteve të Presidentit”, shkruhet në letrën e PD drejtuar Kolegjit Zgjedhor.

Shkarkoni aplikacionin e A2