Poli Drejtësia, “shtëpia” e re e tre institucioneve të rëndësishme

U inaugurua mbrëmjen e së hënës në Tiranë ndërtesa ku do të qëndrojnë disa institucione të reja të drejtësisë.

Godina quhet “Poli Drejtësia” dhe aty do të “strehohen” Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Shkolla e Magjistraturës. Në këtë godinë do të punojnë rreth 270 persona si pjesë e administratës së KLP-së, KLGJ-së dhe Shkollës së Magjistraturës.

Në inaugurimin e Poli Drejtësisë ishin e ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones, shefja e ONM-s Genoveva Ruiz Calavera, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj si dhe drejtuesit e KLP, KLGj dhe Magjistraturës.

Shkarkoni aplikacionin e A2