Porti i Vlorës, përfundon terminali i pasagjerëve, dyfishohen kapacitetet

Porti Detar i Vlorës ka përfunduar rikonstruksionin e plotë të terminalit të pasagjerëve, tashmë operacional, që ka dyfishuar kapacitetet përpunuese dhe do të shkurtojë ndjeshëm kohën e pritjes.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e ka quajtur investimin si shumë të rëndësishëm për shkak të numrit gjithmonë e më të madh të udhëtarëve dhe jahteve që kalojnë përmes këtij porti.

Ndërkohë Ministrja kërkoi shtimin e kompanive që operojnë në linjës Vlorë-Brindisi, për të përmirësuar shërbimin që marrin qytetarët.

Belinda Balluku në terminalin e portit të Vlorës

“Ne duhet të kërkojmë edhe kompani të tjera që ofrojnë shërbimin e lundrimit për pasagjerët, sepse mungesa e konkurrencës ka sjellë që cilësia e shërbimit nuk është ajo e duhur”, deklaroi ministrja Balluku.  

Ministrja premtoi zgjidhje edhe për përfundimin e punimeve për rehabilitimin e portit, që kanë mbetur ne mes për shkak te problemeve financiare të kontraktorit italian.

Ndërsa së shpejti, ky port do të pajiset edhe me dallgëthyese që do të mundësonte ankorimin e anijeve gjatë motit të keq.

Shkarkoni aplikacionin e A2