Ruçi: Sfida e vërtetë e Reformës në Drejtësi është barazia para ligjit

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, tha gjatë një ceremonie në 3-vjetorin e votimit të ndryshimeve kushtetuese që i hapën rrugë Reformës në Drejtësi, se tashmë ajo është e pakthyeshme dhe e panegociueshme.

“Fati dhe e ardhmja e Shqipërisë nuk mund të negociohen. Sfida e vërtetë e reformës është dhënia e drejtësisë dhe barazia reale e shtetasve tanë para ligjit. Për këtë, të gjithë aktorët dhe operatorët e sistemit duhet të punojnë”, tha Ruçi.

Kreu i Kuvendit shtoi se kjo reformë është meritë ekskluzive e Kuvendit të Shqipërisë dhe përgëzoi Fatmir Xhafajn, kreun e komisionit të posaçëm për Reformën në Drejtësi për përkushtimin. “Unë kam nxjerrë mësimet e mia si mbështetës i saj. Besoj kështu do ndodhe me ju. i kam dhënë përparësi organeve kushtetuese në dy vite e gjysme si kryetar Kuvendi”, u shpreh Ruçi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN