Teatri Kombëtar, Basha: Gropa në truallin e teatrit do të jetë gropa e tyre – A2

Teatri Kombëtar, Basha: Gropa në truallin e teatrit do të jetë gropa e tyre

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se projekti i Teatrit Kombëtar është projekt kriminal grabitqar dhe ai ka vetëm një qëllim: grabitjen nga Rama të dhjetëra milionave euro.

Basha i bëri thirrje palëve të përfshira që do të përgjigjen para drejtësisë për këtë. “Dua t’i them troç çdo arkitekti të huaj e vendas, çdo funksionari, çdo drejtuesi nga më i parëndësishmi tek Edi Rama se do të përgjigjen para drejtësisë për këtë korrupsion masiv dhe krimin që po i bëjnë pasurive dhe parave publike. Atyre që mendojnë se do të ndërtojnë, dua t’ju them se ndërtimi do të jetë burgu i tyre. Dua t’u them qartë: gropa që mendojnë se do të hapin në truallin e teatrit do të jetë gropa e tyre”, shkroi kreu i PD në një postim në Facebook.

Shkarkoni aplikacionin e A2