Tronditet Hong Kongu, bandat sulmojnë qytetarët gjatë natës

Hong Kongu në shook pas dhunës së shënuar gjatë natës, kur dhjetëra persona të maskuar mësynë një stacion treni duke sulmuar udhëtarët. Burrat e veshur më bluza të bardha e që dyshohet të jenë pjesëtarë bandash, sulmuan protestuesit pro demokracisë dhe kalimtarët në distriktin e Yuen Long. Xhirime të postuara në rrjetet sociale treguan dhjetëra agresorë teksa godisnin persona në stacion me shkopa druri dhe hekuri.  45 vetë mbetën të plagosur, një prej të cilëve në gjendje kritike.

Kjo është hera e parë që akte të tilla dhune shënohen gjatë demonstratave kundër projektligjit të ekstradimit. Shumë ligjvënës ngritën pikëpyetje lidhur me reagimin e vonuar të policisë. Sipas njërit prej tyre efektivët kishin mbërritur në vendngjarje pas një ore.

Dhuna në stacion pasoi protestat e zhvilluara më herët gjatë ditës së dielës. Policia përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome për shpërndarjen e protestuesve pro demokracisë që hodhën objekte ndaj efektivëve. Rreth 4 mijë policë ishin në detyrë ndërsa numri i pjesëmarrësve në protestë u vlerësua në 430 mijë vetë.  

Shkarkoni aplikacionin e A2